Telenews

Short aspak i lehtë për Shqipërinë në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të jenë në Ligën B (Grupi B1) për këtë edicion, ndërsa do të kenë kundërshtar aspak të lehtë.

Shqipëria përballë do të ketë përfaqësuese si, Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Natyrisht se tanët kanë fokusin tek Euro 2024, më pas do të kalojnë në Ligën e Kombeve.

Gara e tretë më e rëndësishme e UEFA-s sjell një mundësi të artë për kombëtaret më të vogla që të kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Evropa.

Shqipëria tashmë e ka arritur këtë gjë përmes kualifikimeve për Euro 2024 dhe do të jetë këtë verë në Gjermani.

Natyrisht se kuqezinjtë do të synojnë kalimin në Ligën A, por që nuk do të jetë e lehtë.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj