Telenews

Shpërthejnë dy bombola gazi në një vilë në Bogë, lëndohen rëndë katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazti në një vilë në fshatin Bogë të Rugovës në Pejë.

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se katër të lënduarit janë dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishin pësuar djegie të shkallës së dytë.

Atyre i është dhënë ndihma e parë dhe më pas për shkak të natyrës së lëndimeve, tre nga viktimat janë transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Sinjali mëson se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në ‘Vilat Lisa’ në Bogë, ku edhe kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngajshme

Gjini: Kosova shkon në zgjedhje, fajtor është Kurti

Yllka Gashi

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Yllka Gashi

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Yllka Gashi