Telenews

Shqipëria e zhvillon sonte ndeshjen e tretë të qershorit

Kombëtarja
shqiptare do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të muajit qershor.

Për
dallim nga dy duelet paraprake të këtij muaji, të cilat i luajti në kuadër të Ligës së Kombeve, Kuqezinjtë sonte do ta zhvillojë një ndeshje miqësore pasi Rusia, e cila ishte në grup me “Shqiponjat”, është përjashtuar përfundimisht nga garat për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.

Ata
do ta presin Estoninë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa kjo ndeshje do të
fillojë në orën 18:00, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi
i Edy Rejas do të mundohet t’i harrojë paraqitjet dëshpëruese ndaj Islandës dhe kundër Izraelit, në të cilët e mori vetëm një pikë në Ligën B të Ligës së Kombeve, me një fitore eventuale ndaj estonezëve.

Natyrisht,
trajneri italian do ta ketë mundësinë që në këtë ndeshje t’i provojë lojtarët që kanë më pak hapësira në ndeshjet me peshë. /Gazeta Express/

The post Shqipëria e zhvillon sonte ndeshjen e tretë të qershorit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj

Lewandowski në radar të Juventusit, nisin bisedimet

KushtrimGuraj