Telenews

Shqipëria fiton miqësoren e parë me Lihtenshtajnin

Kombëtarja e Shqipërisë e ka fituar pa telashe miqësoren e parë në prag të “Euro 2024”.

Të hënën mbrëma në Hungari, Shqipëria ka triumfuar me reuzultatin e pastër 3:0.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën konfirmuan fitoren e Shqipërisë dhe dominimin total ndaj Lihtenshtajnit.

Armando Broja e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të dhe me shifrat 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, fillimisht Jasir Asani e dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 47-të, përpara se Ernest Muçi ta vulos rezultatin përfundimtar të takimit. Muçi realizoi në minutën e 67-të pas asistimit të Asanit.

Në këtë ndeshje testuese, Sylvinho provoj shumë lojtarë, derisa i dha debutimin edhe mesfushorit të ri Medon Berisha.

Pas Lihtenshtajnit, Shqipëria do të luaj edhe një miqësore para shkuarjes në Gjermani, ku më 14 qershor nis Kampionati Evropian.

Më 7 qershor, Shqipëria do të përballet edhe me Azerbajxhanin, ndeshje që gjithashtu do të luhet ne Hungari por me fillim në orën 19:00.

source

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj