Telenews

SHQIPTARI FLORIAN MARKU MBRON TITULLIN IBF NË BOKS

Boksieri Florian Marku arriti ta mbrojë titullin kampion bote IBF.
Marku sonte mposhti britanikun Chris Jenkins.
Vetëm katër raunde iu deshën Markut që të përfundonte këtë ndeshje duke nokautuar kundërshtarin.
Kujtojmë se ai mban titullin IBF Internacional në peshën e lehtë që nga shtatori 2021.
Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore në raundin e parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janicievic në Beste Event Halle në Ulm, Gjermani.
Deri më tani në karrierën e tij Florian Marku, me ndeshjen e fundit, ka njëmbëdhjetë fitore dhe një barazim.

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani