Telenews

Shtatë persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Lipjan

Shtatë persona dyshohet se ishin helmuar nga ushqimi në Lipjan.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare Agim Krasniqi.

Krasniqi tha se sipas informacioneve që ka tre nga ta janë të shtrirë në Klinikën Infektive, po janë në gjendje stabile.

“Kanë qenë shtatë persona që kanë kërkuar ndihmë në QKUK, me të njëjtat simptoma. Ata dyshohet se kanë konsumuar ushqim të shpejtë në një lokal. Sipas informacioneve që kam tre prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, por që janë në gjendje stabile”- tha Krasniqi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës gjatës së martes e ka mbyllur biznesin në fjalë ku dyshohet se disa persona u helmuan si pasojë e konsumimit të ushqimit ë shpejtë.

Të ngajshme

Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi