Telenews

Shtetasi rumun i vdekur në qendër tregtare është i moshës 50-vjeçare

Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.

Rasti raportohet se ka ndodhur te qendra tregtare “Albi Mall”. Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se viktima është shtetas i huaj. Ai ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik .

Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj