Telenews

Shtime: Shtatëvjeçari goditet nga vetura derisa po ngiste biçikletën, dërgohet në QKUK

Një fëmijë shtatë vjeç është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.
Kjo pasi që sot gjatë ditës u godit nga një veturë derisa po ngiste biçikletën.
Rasti ka ndodhur në Shtimë.
Kështu tha për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident nje veture Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt”- tha Veseli.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, 300 euro dënim dhe ndalim mjeti për shoferin në Ferizaj

Erzana Fazliu

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Donat Hashani