Telenews

Si do të votojë diaspora në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.

Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të hënën, u tha se afatet e propozuara nga sekretariati i KQZ-së rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani tha se nuk është parapa në buxhet pjesa e dërgimit të zarfeve secilit votues.

“Në rekomandimin e dhënë nga sekretariati nuk është parapa fare ky buxhet për të nda diasporës që atyre t’u dërgohet secilit personalisht zarfi me fletëvotime. Ne kemi kërkua që të kemi raporte të detajuara të komunikimeve dhe gjithçka tjetër në raport me këtë çështje, por edhe për anashkalimin që është bërë rregullës zgjedhore pra që duhet të ketë parasysh se procesi i votimit jashtë vendit organizohet në formatin që hapen përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare. KQZ obligohet që t’ua dërgoj zarfin të personalizuar secilit votues. Kërkoj që të parashihet buxheti për këtë aktivitet ashtu siç është parapa edhe në rregullin zgjedhor dhe të mos kthehemi mbrapa në historinë e 9 shkurtit, ne kemi edhe çështje që po shqyrtohen dhe po hetohen edhe prej organeve të drejtësisë në raport me keqpërdorimin apo manipulimin që është bërë me vullnetin e qytetarëve të diasporës”, tha Elshani.

Ndërsa, anëtari tjetër nga VV-ja, Alban Krasniqi tha se 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës, porse datat deri kur munden të mbërrijnë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar.

Sipas tij do të krijohet një lloj “komedie” me qytetarët e votuesit.

“Opsioni i fletëvotimeve të rregullta nënkupton që deri me 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes postës në adresa postare. Afatet që na ka dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës.. Opsioni i dytë nga sekretariati është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të regjistrimit të votimit përmes postës, që janë marrë veprime shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës së fletëvotimeve me kode përkatëse, por edhe masa të tjera. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve.. 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës por nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur munden me mbërri fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë pas përfundimit të procesit, do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë një lloj komedie edhe me qytetarët e votuesit”, tha Krasniqi.

E anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi shtoi se KQZ-ja përcakton procedurat, afatet dhe rregullat për votimin me postë, ndërsa e drejta e votës bazohet në ligj.

Ai theksoi se për herë të parë në zgjedhjet lokale është zhvilluar një proces i diasporës me integritet, duke dërguar fletëvotime origjinale dhe duke respektuar plotësisht rregullat ligjore.

“KQZ përcakton procedurë, afatet dhe rregullat me procesin me postë. E drejta për të ushtruar votën bazohen me ligj. Ajo çka më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet dhe nuk kemi asnjë ankesë të vetme sa i përket rezultati dhe mënyrës së votimit, pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale në adresa të mërgimtarëve dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja të mendoja me u rikthy te 9 shkurti, te një proces i kontaminuar, me integritet të rrënuar, manipulativ”, tha ai.

E anëtari i VV-së, Sami Kurteshi theksoi se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga KQZ por nga operatorët e jashtëm.

Kurteshi tha se procesi zgjedhor do lëndohet nëse ndodh që fletëvotimet të jenë përmes email.

“Do të ishte absurde me fut në buxhet diçka, që e dinë që ka saktësisht rezultatin zero vetëm me shpenzu kot.. Nuk e di pse duhet me shpenzu kot, meqenëse është kështu, detyrë e sekretariatit dhe KQZ-së, është me gjet metoda të mos lëndohet procesi, ne jemi pajtuar që në shkurt ka pasur manipulim të votave, nuk është diçka që fshehët, mendoj që pa marrë parasysh herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi, vendimet e gjykatave, ato janë zbatuar. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve janë kundër çfarëdo veprimi që janë jo të parapara në rregullore.. Po shihet se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga ne, nuk po mundemi me i detyrua operatorët e jashtëm. Do të lëndohet procesi nëse ndodh që fletëvotimet të jenë me email”, ka thënë Kurteshi.

Në këtë mbledhje, u miratua buxheti për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, i cili do të jetë 7,771,486.56, euro.

Të ngajshme

Malaj: Kosova është investitori më i madh në Shqipëri, sot ndihem si vëlla i madh

Donat Hashani

Gjykata Supreme rrëzon vendimin e Apelit, i njeh të drejtën e pensionit veteranit të UÇK-së

Donat Hashani

Të drejtat e reja televizive për Champions-in, ja si ndahen fitimet mes pesë ligave kryesore

Donat Hashani