Telenews

Si duket Teri Hatcher sot? Ylli i “Desperate Housewives” postoi një foto pa grim

si-duket-teri-hatcher-sot?-ylli-i-“desperate-housewives”-postoi-nje-foto-pa-grim

Ylli i “Desperate Housewives”, Teri Hatcher, ndau një postim në Instagram ku tregonte se si duket pa grim.

Aktorja 60-vjeçare ndau një kolazh selfie-sh nga një shëtitje në mbrëmje për të treguar perëndimin e diellit, por edhe se si duket në bukurinë e saj natyrale.

“Duke ecur nëpër perëndimin e diellit në atë orë magjike të artë që çdo operator fotografik fitues i çmimit Oscar do ta ndiqte, doja të shihja se cili ishte ndryshimi dhe nëse kishte rëndësi. Ja pra një pamje timen pa filtër përballë diellit”, deklaroi ajo në fillim të postimit.

Ajo u tha ndjekësve të saj që të mos ngurronin ta zmadhonin foton për të parë rrudhat e saj.

Aktorja gjithashtu kujtoi se si tregoi se si dukej pa grim në vitin 2010 dhe deklaroi se shumë njerëz mendonin se ishte e çmendur që e bënte këtë.

Teri Hatcher njihet për rolin e Susan në serialin e njohur Desperate Housewives, një serial tejet i dashur.

Të ngajshme

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Yllka Gashi

Celine Dion i befasoi të gjithë, këndoi dhe kërceu zbathur mbi një makinë

Yllka Gashi

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi