Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara ka treguar se si është zgjuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj ndryshe nga mëngjeset në shtëpinë e “BBV” me Luizin.
“Sapo u zgjova u kujtova se nga e majta ime gjithmonë vinte Luizi dhe më jepte puthjen e mëngjesit. Pastaj kujtoja se mos kisha një kamer sipër kokës, që ne e quanim “spiuni”. M’u desh pa kohë sa të kuptoja se isha në shtëpinë time.
Unë se kam thënë ndonjëherë se kam luajtur në shtëpinë e “BBV”, por unë kam qëndruar dhe e kam shijuar. Sa kam dalë nga shtëpia më ka përqafuar tezja në studio për nja dy orë. Kur ika në shtëpi përqafova nënën dhe gjyshin, e vetëm kemi fol për gjëra të bukura mbrëmë.”

