Telenews

Sipërmarrësi i suksesshëm kosovar Agon Gashi përzgjedhet nga Forumi Ekonomik Botëror në mesin e grupit të liderëve të rinj global

Sipërmarrësi i njohur kosovar, Agon Gashi së fundmi është vlerësuar dhe shpërblyer për sukseset e tij në biznes edhe ndërkombëtarisht.

Njëri prej drejtuesve të Korporatës Meridian, është përzgjedhur nga Forumi Ekonomik Botëror në mesin e grupit prej 100 liderëve të rinj global, shkruan Telenews.al

Gashi në këtë projekt së bashku me kolegë të ndryshëm nga vendet e botës, do të punojnë afro 3 vjet në krijimin e një zhvillimi ekonomik të qëndrushëm dhe afatgjatë për të gjithë.

“Me shumë kënaqësi e mora lajmin sot që jam përzgjedh nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për të qenë pjesë e grupit të liderëve të rinj global (YGL). Për mua ky moment është një vlerësim i jashtëzakonshëm i gjithë punës, angazhimit, dhe kontributit në zhvillimin e kompanisë dhe komunitetit. Faleminderit familjes, ekipit, dhe komunitetit për të gjithë përkrahjen dhe bashkëpunimin. Kënaqësi dhe nder i veçantë, që për herë të parë, ta përfaqësoj Kosovën në nivel të liderëve Global dhe të jem në mesin e 100 liderëve të përzgjedhur nga World Economic Forum”, ka shkruajtur Gashi pas lajmit se do të jetë pjesë e kësaj përzgjedhje prestigjioze. /Telenews.al/

Të ngajshme

Petkoviq thumbon palën kosovare për dinarin

Donat Hashani

Ministria nënshkruan kontratë 21 milionëshe për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Donat Hashani

Qeveria ndan kaq para për procesin e votimit në veri më 21 prill

Donat Hashani