Telenews

Situata në veri, Abdixhiku në takim me Von Cramonin: I domosdoshëm koordinimi me aleatët ndërkombëtarë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Abdixhiku e ka njoftuar Von Cramonin për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend, ndërsa temë diskutimi ka qenë edhe situata në katër komunat veriore.

“Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kreu i LDK-së i ka theksuar raportueses së Kosovës në PE qëndrimin e partisë së tij për koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Poashtu i pari i LDK-së e ka falenderuar Cramonin për mbështetjen e dhënë në procesit e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar. Po ashtu kryetari Abdixhiku e falënderoi znj. Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj