Telenews

SKANDAL NË FUTBOLLIN SPANJOLL: PUBLIKOHEN PËRGJIMET MES PIQUES DHE RUBIALES PËR PAZARIN NË SUPERKUPËN E SPANJËS

Bisedat, dokumentet dhe audiot kanë zbuluar bashkëpunimin e presidenti të Federatës së Futbollit Spanjoll dhe mbrojtësit te Barçës, për një marrëveshje fitim-prurëse milionëshe për mbajtjen e Superkupës në territorin saudit.
Dokumentet dhe audiot në të cilat “El Confidencial” kanë zbuluar se presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF), Luis Rubiales u bëri presion autoriteteve të Riadit që t’i paguanin lojtarit të FC Barcelona deri në 24 milionë euro për të luajtur turneun në atë vend dhe më pas u përpoq të fshihej pjesëmarrja e lojtarit në kontratë.
Madje, në këto përgjime, mes dyshes diskutohet edhe ndarja e shpërblimit në para për Real Madridin dhe Blaugranasit. “Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.
Ky përgjim pritet ta fundosë Piquen dhe Rubiales, duke ditur se dyshja kanë ndikim të madh në futbollin spanjoll.

Të ngajshme

Liverpooli dhe Milani i bashkohen Manchester Unitedit në garën për yllin e Barcelonës –

KushtrimGuraj

Scaloni zbulon Argjentinën e re, këta janë futbollistët e ftuar pas pensionimit të Messit –

KushtrimGuraj

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj