Telenews

Skandali për korrupsion, Parlamenti Evropian shkarkon Eva Kailin

Pas skandalit për korruspsion, Parlamenti Evropian ka vendosur që t’i jap fund funksionit të nënkryetares së Eva Kailit, duke e shkarkuar atë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të PE-së.

“Vendimi që Eva Kaili të mos jetë më nënkryetare e Kuvendit u miratua me 625 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, që është dyfishi i shumicës së dy të tretave të votave të hedhura, që përfaqëson shumicën e deputetëve”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e tyre thuhet se procedura për këtë proces ka ka nisur me vendim të Konferencës së Kryetarëve.

“Votimi u krye në përputhje me Rregullën 21 të Rregullores së Punës së Parlamentit , dhe pas hetimeve të vazhdueshme në Belgjikë që përfshijnë disa deputetë dhe stafin e Parlamentit Evropian. Procedura ka nisur me vendim të Konferencës së Kryetarëve (Presidenti i PE dhe kryetarët e grupeve politike) mëngjesin e sotëm, e cila miratoi njëzëri këtë veprim”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Pas ujdisë për armëpushim reagimet ruse të rezervuara

Valjeta Turkaj

Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Valjeta Turkaj

Ish-presidenti i Filipineve arrestohet për krime kundër njerëzimit

Valjeta Turkaj