Telenews

Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump.

Dhe lidhur me këtë takim, mediat serbe kanë sjellë një deklaratë të presidentit Vuçiq.

“Një bisedë e përzemërt me djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”, ka thënë fillimisht Vuçiq.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

“Ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të zgjidhur sfidat globale”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Sipas mediave serbe, Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shkuar sot në Beograd, është një nga këshilltarët kryesorë të babait të tij dhe ka luajtur një rol të madh në fushatën zgjedhore të Donald Trump.

Po sipas tyre, besohet se ai do të ketë një ndikim kyç në zbatimin e politikave të administratës së re amerikane.

Të ngajshme

Plani i ri i BE-së për zgjerimin: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit

Yllka Gashi

“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja

Yllka Gashi

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Yllka Gashi