Telenews

Skandalizon Grida Duma: Vrasjen e rojës së Top Channel e krahason me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group, cak i sulmit ishte televizioni, por për pasojë i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola. Një grup personash goditën me kallashnikov 25 herë në drejtim të media. Sulmi u cilësua akt terrorist e mafioz.

Për ngjarjen një emision special e mbajti edhe moderatorja e Top Story-it, Grida Duma. Para prezantimit të mysafirëve që kishte në studio, ajo mbajti një fjalim mbi 5 minutësh.

Duke folur për aktin e rëndë që tronditi Shqipërinë, në veçanti median ku ajo së fundmi është punësuar ka thënë se këto raste ndodhin vetëm në vendet ku ka luftë.

Mes tjerash ajo bën një krahasim skandaloz. Thotë se kjo “ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin”, shkruan Telenews.al.

“Mëngjesi i sotëm i gazetarëve të Top Channel të cilët ishin të traumatizuar, një makinë është shkëmbyer me makinën që goditi ndaj godinës e nuk është goditur veç kaq është akt i paprecedentë terrorist ndaj fjalës së lirë”, ka thënë Duma.

“Ne si Top Story u përpoqëm të bëjmë kërkime kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë në këtë mënyrë, një media kaq e madhe prestigjioze. Vetëm në vendet ku kanë luftë. Aktualisht po të shikoni ka ndodhur në Ukrainë, ka ndodhur në Irak ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin. Nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm”, u shpreh ajo mes tjerash, përcjell Telenews.al.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj