Telenews

SKËNDERAJ: BASTISET NJË LOKACION KU GJENDEN 120 APARATE PËR PRODHIMIN E KRIPTOVALUTAVE

Përmes një aksioni të policisë, mbrëmjen e së mërkurës  në qytetin e Skënderajt, janë gjetur 120 aparate që dyshohen të jenë përdorur për të prodhuar kriptovaluta.
Policia e Kosovë, të enjten ka njoftuar se bastisja ka ndodhur në një objekt që gjendej në rrugën “28 nëntori”, në Skënderaj.
“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në hapësirat e një objekti në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj. Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje më këtë çështje, hetuesit policorë kanë identifikuar një të dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se, lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që për hetime të mëtutjeshme të merren autoritetet doganore.
Më katër janar të këtij viti, Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, kishte marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, si pasojë e krizës energjetike që kishte kapluar vendin.

Të ngajshme

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Rrezarta Ramaj

I jepet lamtumira e fundit Laurentit!

Rrezarta Ramaj

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi