Telenews

Smajli: Fondi Sovran ide e mirë, por rrezik për sektorin privat

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar krijimi i Fondit Sovran të Kosovës, që ishte njëri ndër premtimet më të mëdha parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Profesori Remzi Smajli ka thënë se krijimin e këtij fondi e sheh si reformë të thellë të ekonomisë, megjithatë ka rezervat e tij sa i përket funksionimit të tij.

Sipas tij, me krijimin e Fondit Sovran krijohet diçka e re dhe shumë e madhe në aspektin ekonomik dhe politik duke shtuar se është pro reformave ekonomike të cilat janë në të mirë të vendit.

“Krijimi i fondit poashtu krijon disa dilema, për arsye se reforma vjen prej aspektit kushtetues se ne jemi ekonomi e lirë e tregut, prandaj me transformimin e shumë aseteve edhe kompanive në kuadër të këtij fondi po bëhet një lloj centralizimi i aseteve në një kompani të vetme tek fondi. Përveç kësaj kemi edhe ndryshime tjera makroekonomike për arsye se këtu përveç koncentrimit të të gjitha ndërmarrjeve publike në një ndërmarrje të vetme, do të krijon një konkurrencë jo fer, për arsye kjo më vonë do t’i bëjë një konkurencë të madhe sektorit privat”, ka thënë profesor Smajli.

Profesori Remzi Smajli tregon se me bartjen e asteve të kompanive shoqërore në fond ndërpritet edhe procesi i privatizimit, dhe kjo sipas tij nuk do të duhej të ndodh sepse Kosova është orientuar drejt transformimit kapitalist.

Bartja e aseteve të ndërmarrjeve që ende nuk janë privatizuar në Fondin Sovran do ta ndryshojë edhe orientimin e ekonomisë vendore për arsye se fondi do të bëhet një ndërmarrje shumë e madhe me shumë kompetenca dhe ky veprim mund të jetë rrezik i madh për ekonominë, ka konstatuar profesor Smajli.

Të ngajshme

Reagon babai i Dakut, befason me deklarimin për serbët e maqedonasit

Donat Hashani

Gjoba të pabesueshme trafiku në vetëm 24 orë

Donat Hashani

Vdes në moshën 101 vjeçare nëna e Peles, nuk e mësoi kurrë vdekjen e tij

Donat Hashani