Telenews

Sonte protestohet përpara ambasadës gjermane në Beograd

Situata e tensionuar në Kosovë ka alarmuar edhe serbët në Serbi.

Të njëjtit janë duke bërë thirrje “që të mos vriten serbët në Kosovë”, duke iu referuar si “vrasëse ndaj popullatës serbe” situatës aktuale në veri të Republikës së Kosovës.

Serbët në Beograd pritet të protestojnë sonte përpara Ambasadës së Gjermanisë.

Atje do të bëhen thirrje për “shpëtim”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në Zveçan e Leposaviq pati protesta kryesisht më të qeta sesa ato të djeshmet.

Në të njëjtat qytete është paralajmëruar që edhe nesër të ketë protesta e tubime të qytetarëve.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj