Telenews

SOT AFATI I FUNDIT PËR GJETJEN E NJË ZGJIDHJE PËR TARGA

Sot do të takohen dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të ulen në tavolinë për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së targave.
Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm.
Lajçak se afati i fundit për gjetjen e zgjidhjes është dita e sotme, 21 prill.
“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në grupet punuese për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën për nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani u takon kryenegociatorëve të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”.
Më 30 shtator me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje të përkohshme për targat duke i obliguar vozitësit e dyja vendeve të vendosin stikersa në targat e tyre kur hyjnë në vendet respektive.

Të ngajshme

Pse disa njerëz kanë më shumë vapë se të tjerët

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Rrezarta Ramaj

Me traktorë e cisterna, fermerët e qumështit protestojnë nesër para Ministrisë, kanë tri kërkesa urgjente

Rrezarta Ramaj