Telenews

Sot dihet për fatin e ten Hagut

Sot do të dihet nëse trajneri Erik ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester Unitedit.

Ndërkat mediat raportojnë se sot mblidhen krerët e Djajve të Kuq e të cilët do të japin një vendim në lidhje me fatin e tij në krye të klubit.

Ka zëra që ai do të shkarkohet dhe vendin e tij do ta zë përkohësisht asistenti i tij i ri, legjenda e këtij klubi, Ruud Van Nistelrooy.

Në fillim të këtij sezoni, ten Hagu numëron dy barazime nga dy ndeshje në Ligën e Evropës dhe vetëm tetë pikë nga shtatë xhirot e para në Premier Ligë.

Ai ishte në rrezik për t’u hequr nga puna edhe në qershor, por klubi vendosi t’ia besojë kohën.

Të ngajshme

Trajneri i Irlandës pas humbjes: Fitore e merituar për Kosovën, mund të shënonin edhe më shumë –

KushtrimGuraj

“Faleminderit Kapiten, faleminderit Kosovë”, djali i Thaçit pas golit të Muriqit –

KushtrimGuraj

Muriqi: Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së –

KushtrimGuraj