Dita e sotme do të shënojë një moment të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve të Malit të Zi.
Në Kalanë e bukur të Ulqinit, sot më datë 2 shtator 2023 do të mbahet përurimi i projektit të madh “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi”.
Ky projekt do të ndihmojë në përparimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nëpërmes digjitalizimit të saj, i cili do të përdoret nga nxënësit, arsimtarët, gazetarët, intelektualët, administrata shtatërore, përkatësisht të gjithë qytetarët e Malit të Zi.
Në këtë përurim do të marrin pjesë Këshilli kombëtar për gjuhën shqipe.
Kjo ngjarje do të jetë e hapur për publikun, dhe janë ftuar të gjithë qytetarët dhe mediat e Malit të Zi që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar atje.
Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave me ministër, Fatmir Gjeka.
Përurimi do të fillojë nga ora 19:00 në hotelin “Palata Venezia” në Kalanë e Ulqinit.
Të kujtojmë se Telenews.al kishte raportuar për këtë marrëveshje edhe me rastin e nënshkrimit të saj, mes ministrit shqiptar në Mal të Zi, Fatmir Gjeka dhe drejtuesve të kompanisë me seli në Kosovë. /Telenews.al/

