Telenews

Sot fillon rrugëtimi për Llapin dhe Gjilanin në Ligën e Konferencës

Dy ekipet nga Kosova, Llapi dhe Gjilani do të nisin sot (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, pasi do të luajnë ndeshjet e tyre në kuadër të raundit të parë kualifikues.

Dita e sotme është ditë feste për dy nga ekipet e Superligës së Kosovës, pasi do zhvillojnë ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës.

Bëhet fjalët për fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin dhe ekipin e Gjilanit, i cili e mbylli sezonin në pozitën e tretë në kampionat.

Llapi do të luajë ndeshjen e tyre ndaj Buducnostit të Malit të Zi, takim që pritet të zhvillohet në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:30.

Në anën tjetër, Gjilani është nikoqir i ekipit nga Letonia, Liepaja, me takimin që pritet të nis nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dy ekipet nga Kosova kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, janë të kompletuara dhe janë gati për rezultate pozitive nga ndeshjet e para të kësaj faze.

Dy ekipet tjera, Ballkani luajti baras 1-1 si vendas ndaj Zalgirisit në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa Drita u mposht 1-0 në udhëtim te Inter Turku në kuadër të Ligës së Konferencës.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi