Telenews

SOT HEDHET SHORTI PËR CAKTIMIN E GRUPEVE TË BOTËRORIT ‘KATAR 2022’

Sot do të hedhet shorti për caktimin e grupeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Shorti do të hedhet në Doha, Katar, nga ora 18:00 me kohën tonë lokale.
 Cilat vende janë kualifikuar?
Njëzet e nëntë nga 32 vende janë plotësuar:
Katari nikoqir
Afrikë: Kameruni, Gana, Maroku, Senegali, Tunizia.
Azi: Irani, Japonia, Arabia Saudite, Koreja e Jugut.
Amerikë Veriore, Qendrore dhe Karaibe: Kanadaja, Meksika, ShBA.
Evropë: Belgjika, Kroacia, Danimarka, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Polonia, Portugalia, Serbia, Spanja, Zvicra.
Amerikë e Jugut: Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai.
Tre vendet e pacaktuara
Vendet përfundimtare evropiane do të vendosen në qershor, me Skocinë që do të përballet me Ukrainën në një gjysmëfinale të play-off-it, teksa fituesit do të përballen me Uellsin, shkruan Guardian.
Dy vendet e tjera do t’u shkojnë fituesve të play-off-it ndërkontinental, që planifikohet të mbahen më 13 dhe 14 qershor në Katar, me Kosta Rikën që do të përballet me Zelandën e Re dhe Perunë që do të përballet me Emiratet e Bashkuara Arabe ose Australinë, të cilët së pari luajnë play-offin e konfederatës aziatike në Doha më 7 qershor.
Si do të funksionojë shorti?
Ekipet janë të ndara në katër vazo bazuar në renditjen e FIFA-s të publikuar të enjten. Vazo 1 përfshin Katarin si mikpritës dhe shtatë skuadrat e kualifikuara me renditjen më të lartë. Vazo 2 ka tetë ekipet e radhës të kualifikuara me renditjen e dytë më të lartë, vazo 3 tetë më të renditurat pas kësaj, dhe vazo 4 pesë skuadrat me renditjen më të lartë dhe vendet që përfaqësojnë dy fituesit e play-off-it ndërkontinental dhe fituesin e mbetur të playoff-it evropian.
Vazo 1: Katari, Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja, Portugalia.
Vazo 2: Meksika, Holanda, Danimarka, Gjermania, Uruguai, Zvicra, ShBA, Kroacia.
Vazo 3: Senegali, Irani, Japonia, Maroku, Serbia, Polonia, Koreja e Jugut, Tunizia.
Vazo 4: Kameruni, Kanadaja, Ekuadori, Arabia Saudite, Gana, Uellsi / Skocia / Ukraina, Kosta Rika / Zelanda e Re, Peru / Emiratet e Bashkuara Arabe / Australia.
Çdo grup i Kupës së Botës do të përmbajë një ekip nga çdo vazo. Së pari çdo skuadre në vazon 1 do t’i ndahet një grup, pastaj çdo skuadre në vazot 2, 3 dhe 4 për të krijuar tetë grupe me nga katër.
Ekipet nga e njëjta konfederatë do të mbahen të ndara në grupe me përjashtim të skuadrave evropiane, nga të cilat do të jenë 13. Pesë nga tetë grupet do të kenë dy ekipe evropiane.
Kur do të zhvillohet turneu?
Nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, në tetë qytete.

Të ngajshme

Abazoviq në ndeshje basketbolli në Beograd: Një nder të jesh mysafir i Partizanit

Donat Hashani

Ballkani i pafat, mbyllet ndeshja me Plzenin

Donat Hashani

Mbyllet pjesa e parë mes Ballkanit e Viktoria Plzenit

Donat Hashani