Sot nis xhiro e 26-të në elitën e futbollit kosovar.
Kjo xhiro nis me super-derbin mes Ballkanit të Therandës dhe Llapit nga Podujeva, dy ekipe që po luftojnë për titull kampioni në futbollin tonë, ku Ballkani është i pari e Llapi i dyti me vetëm një pikë diferencë, transmeton Telenews.al
Ndeshja luhet në Therandë dhe fillon nga ora 13:00.
Ndeshja e dytë e ditës luhet mes Lirisë dhe Malishevës, poashtu nga ora 13:00.
Derisa nesër zhvillohen edhe tri takimet e tjera të xhiros. /Telenews.al/

