Telenews

Sot mbahet Konventa Internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Ditën e sotme organizohet një aktivitet me shumë rëndësi i motivimit në vendin tonë.

Bëhet fjalë për Konventën Internacionale me titull, “Suksesi është qëllimi yt”, transmeton Telenews.al

Kjo Konventë organizohet nga influenceri, motivuesi dhe trajneri i njohur i shitjes, Denis Gafurri.

Në këtë event që lë gjurmë në jetën e secilit, do të ketë pjesëmarrës nga kompanitë më të fuqishme në vend dhe rajon.

Super-folës nga vendet si: Dubai – Ritjana Ceveli, Gjermania – Moritz Von Poser, USA – Alla Bardov, Krish Dhanam, Shqipëria – Ermal Mamaqi e Renato Civili, Kosova – Besnik Sylejmani e Edmond Hajrizi, Maqedonia e Veriut – Kalin Babusku.

Kjo Konventë prestigjioze mbahet sot (28 tetor) në amfiteatrin “Faruk Begolli” në AAB, Fushë Kosovë |09:00 – 17:00|.  /Telenews.al/

Të ngajshme

QKMK jep një informacion të paverifikuar për protestë në Jarinje nesër nga ora 12:00 deri 18:00

KushtrimGuraj

Therje para lokalit “KICK OFF” në Prishtinë: i mituri përfundon në QKUK – dy të dyshuar në arrati

KushtrimGuraj

Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë, merreni kryetarin e Kuvendit

KushtrimGuraj