Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Përballja e parë do të zhvillohet sonte në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.
Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje. Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00.
Sonte do të zhvillohet edhe dueli mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit që cilësohet edhe si derbi i xhiros, mes dy skuadrave verdhezi. Kampionët e Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje. Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00.

