Telenews

Sot nis edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania

sot-nis-edicioni-i-peste-i-big-brother-vip-albania

Sot nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, një nga spektaklet i cili po pritet me shumë padurim nga fansat e tij besnikë.

Për të gjithë ata që e kanë pritur këtë moment prej javësh, pritjes më në fund po i vjen fundi dhe emocionet janë në kulm.

Edhe pse zakonisht emrat e banorëve mbahen sekret deri në nisjen e spektaklit, këtë herë stafi i produksionit ka vendosur të zbulojë paraprakisht emrin e banorit të parë.

Bëhet fjalë për Angelo Haruni, i cili do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Për momentin, emra të tjerë të banorëve nuk janë bërë ende të ditur, duke e shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për përbërjen e plotë të këtij edicioni.

Fansat presin me interes të shohin se cilët personazhe do t’i bashkohen shtëpisë.

Kujtojmë se edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania u fitua nga Gjesti, një personazh që arriti të fitojë zemrat e publikut me karakterin dhe rrugëtimin e tij gjatë spektaklit, duke lënë gjurmë të forta tek shikuesit.

Të ngajshme

Çudit banorja e Big Brother që fama i arriti deri në Tajlandë: Kurrë nuk kam pasur të dashur

KushtrimGuraj

Djali i Violetës, Mal Retkoceri, konkurrent në Big Brother VIP Albania 5

KushtrimGuraj

North West 12 vjeçe, debuton në Instagram pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj Kanye

KushtrimGuraj