Telenews

“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë”, Mira Kazhani humb babain

“sot-nje-pjese-e-shpirtit-tim-mbylli-syte-pergjithmone”,-mira-kazhani-humb-babain

“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë”, Mira Kazhani humb babain

Gazetarja e njohur, Mira Kazhani, njoftoi lajmin e trishtë se babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta.

Ajo publikoi në Instagram një fotografi të tij me përshkrimin: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë. Babi im”, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atin.

Përmes Instagramit, Mira ndau edhe detaje mbi ceremoninë e varrimit, duke ftuar miqtë dhe të afërmit të japin lamtumirën e fundit të të dashurit të saj.

Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një sëmundje që Mira e ka përshkruar më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”, ku rrëfen hapur edhe betejën e saj personale me kancerin e gjirit dhe sfidat familjare që ka përjetuar.

Lajmi ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në komentet e tyre për momentin e vështirë që po kalon gazetarja.

Të ngajshme

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj

“Jam me pasoja…”/Ledion Liço “injoron” totalisht Sarën në komentin që ajo i bëri (Foto)

Rrezarta Ramaj