Telenews

Sot përcaktohet kampioni i Kosovës në basketboll

 

 

Sonte zhvillohet ndeshja e pestë dhe e fundit e serisë finale për titull kampioni në basketbollin kosovar.

Trepça e pret Yllin në palestrën ”Minatori” të Mitrovicës për të përcaktuar fituesin e trofeut më të çmuar në basketbollin kosovar.

Seria aktuale e finales është e barabartë 2-2 dhe më nuk ka vend për gabime, andaj fituesi i kësaj ndeshje shpallet kampion.

‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Në garat e rregullta të elitës, të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

Të ngajshme

Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Valjeta Turkaj

“Nuk jam ndjerë kështu kurrë më parë”, reagimi i Hansi Flick pas titullit të Barcelonës

Erzana Fazliu

Ultrasit e Milanit e bojkotojnë klubin: Ju lëmë vetëm me turpin tuaj

KushtrimGuraj