Telenews

Sot shënohet Dita Botërore e Faljes

7 korriku shënon Ditën Botërore të Faljes.

Kjo ditë synon të inkurajojë njerëzit që të falin njëri-tjetrin, sepse kjo ndikon edhe në shëndetin e njeriut.

Një studim i Universitetit të Wisconsin në lidhje me faljen zbuloi se njerëzit që falnin vuanin më pak nga sëmundjet e ndryshme.

Nga ana tjetër, sipas studimit njerëzit që falnin më pak kishin më shumë probleme shëndetësore.

Mosfalja sipas ekspertëve shkakton stres, i cili mund të çojë në ankth, presion të lartë gjakut dhe depresion.

Duke mos falur, mund t’iu shkaktohen emocione negative, zemërim dhe zhgënjim.

Ndryshe, falja përfshin heqjen dorë nga ndjenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj