Sot dhe nesër zhvillohet xhiro e parafundit e Ligës Unike në konkurencën e meshkujve.
Përballje mjaftë interesante na presin sot, ku ndeshen Kamza dhe Rahoveci, si dhe Ylli – Tirana.
Skuadra e Kamzës ka dy fitore e dhjetë humbje, ndërsa Vreshtarët kanë pesë fitore e shtatë humbje dhe janë në formë shumë të mirë, duke kërkuar të renditen sa më lartë për garat e rregullta.
Kampioni Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun. Ylli është në formë të jashtëzakonshme në Ligën Unike me 11 fitore dhe një humbje, ndërsa tiranasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje.
Të enjten Peja do të ndeshet me Vllazninë. Pejanët kanë nëntë fitore e tri humbje, kurse shkodranët kanë dy fitore e dhjetë humbje.
Ndeshja e fundit dhe më e barabarta e kësaj xhiro në Ligën Unike zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Prizrenit 16. Durrësakët kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje rivalizuese ndërmjet skuadrave që synojnë të renditen sa më lartë për garat e rregullta, ndërsa zhvillohen 14 xhiro.
Liga Unike – Java 13
E mërkurë
17:00 Kamza Basket – Rahoveci
19:00 Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun
E enjte
17:00 Peja – Vllaznia
19:00 Teuta – Prizreni 16