Telenews

Stafi mbështetës paralajmërojnë protestë, mbështetet nga Sindikata e Infermierëve

Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e pothuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH, si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19, e konsideron të paarsyeshme dhe qasje neglizhuese në raport me këta profesionist.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se me kohë ka kërkuar nga institucionet, qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

“Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror. Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime.

Të ngajshme

Si të ndihmoni trurin të përqendrohet?

Yllka Gashi

Zemaj: Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat

Yllka Gashi

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

Yllka Gashi