Telenews

Stërvitja me PK-në e EULEX-in, KFOR: Demonstruam aftësi për t’u përgjigjur ndaj skenarëve të ndryshëm

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët.

KFOR-i thotë sot se stërvitja “Golden Saber 2024” “demonstroi një aftësi të zgjeruar për të kryer detyra të përbashkëta në përgjigje ndaj skenarëve të ndryshëm të sigurisë”

Komandanri i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas tha se përfundimi i kësaj stërvitjeje “paraqet një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre tri entiteteve drejt sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”.

“Përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma e bashkëpunimit e shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullore”, tha ai.

“Angazhimi ynë për të kontribuar në stabilitetin rajonal është i palëkundur. Së bashku do të vazhdojmë të japim kontributin tonë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe stabile për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha komandanti i KFOR-it.

source

Të ngajshme

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Donat Hashani

Osmani sot pret në takim këtë diplomate të huaj me shumë ndikim

Donat Hashani

Kurti dhe Vitia sot marrin pjesë në këtë aktivitet me shumë rëndësi

Donat Hashani