Telenews

Studimi amerikan tregon ushqimet që rrisin rrezikun e kancerit

studimi-amerikan-tregon-ushqimet-qe-rrisin-rrezikun-e-kancerit

Në një studim të botuar në “British Medical Journal”, shkencëtarët zbuluan se burrat që hanin nivele të larta të ushqimeve ultra të përpunuara kishin një rrezik 29% më të lartë për të zhvilluar kancer në zorrën e trashë sesa burrat që hanin shumë pak nga këto ushqime.

Studimi ka analizuar përgjigjet e më shumë se 200 000 pjesëmarrësve (159 907 gra dhe 46 341 burra) në tre studime të mëdha që vlerësuan dietën e vullnetarëve dhe u kryen për më shumë se 25 vjet. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se lidhja më e fortë midis kancerit të zorrës së trashë dhe ushqimeve ultra të përpunuara tek meshkujt vjen nga sallami ose peshku i konservës.

Nga ana tjetër, ekipi i shkencëtarëve ka vërejtur gjithashtu se një konsum më i lartë i pijeve të ëmbla me sheqer, të tilla si pijet joalkoolike, pijet me bazë frutash dhe pijet e ëmbëlsuara me bazë qumështi, lidhet me një rrezik në rritje të kancerit te meshkujt.

Megjithatë, rasti i grave ka qenë i ndryshëm. Nga 159 907 gra që janë ndjekur, ekipi hulumtues ka dokumentuar 1 922 raste të kancerit të zorrës së trashë. Tek meshkujt janë regjistruar 1294 raste mes 46 341 pjesëmarrësve në këtë studim.

Në këtë drejtim, një nga bashkautorët e studimit, Fang Zhang, ka vënë në dukje se konsumimi i ushqimeve të tilla si kosi mund të “kundërshtojë efektin e dëmshëm” të llojeve të tjera të ushqimeve ultra të përpunuara në rastin e grave./A2CNN

The post Studimi amerikan tregon ushqimet që rrisin rrezikun e kancerit appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

Yllka Gashi

QKUK: 2 vdekje e 47 raste të të lënduarve nga aksidentet brenda 24 orëve

Yllka Gashi

Konfirmohet rast me malarie në Kosovë, pacientja u pranua në gjendje të rëndë në QKUK

KushtrimGuraj