Telenews

Stuhi të fuqishme goditën Serbinë – pamje dramatike shfaqen në rrjetet sociale

Pas Sllovenisë dhe Kroacisë, moti i ligë po mbretëron edhe në Serbi.

Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe breshër ka goditur shtetin serb.

Mediumi N1 ka raportuar se kaosi ka nisur fillimisht në pjesën perëndimore të vendit, por shumë shpejt ka arritur edhe në kryeqytet, Beograd.

Erërat e forta raportohet se kanë dëmtuar çatitë e shtëpive dhe ka shkulur pemët.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të dëmeve materiale që kanë shkaktuar erërat e fuqishme në disa qytete.

Ndryshe, ekipet e kërkim/shpëtimit dhe të zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndihmojnë qytetarët.

Të ngajshme

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Valjeta Turkaj

Kosova rriti importin nga Serbia mbi 100 për qind

Valjeta Turkaj

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu