Telenews

Suedia zyrtarisht në NATO, bëhet anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake

suedia-paralajmeron-qytetaret:-pergatituni-per-nderprerjet-e-energjise-elektrike

Suedia është tashmë zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ishte këtë të premte në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare të pranimit të Suedisë në NATO.

Nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë.

Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, përmes një deklarate, Jens Stoltenberg e cilësoi anëtarësimin e Suedisë si historike.

“Pas mbi 200 vitesh mos-angazhim, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve. Suedia sjell me vete forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt,” theksoi ai.

Të ngajshme

Kurti nga Franca: Heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë

KushtrimGuraj

Deliu: E pakuptueshme, Qeveria i ndau 27 mln euro për studentë, ndaj RTK-së thotë se s’ka bazë ligjore

KushtrimGuraj

Pjesëtarët e FSK-së trajnojnë ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe

Donat Hashani