Telenews

Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: Kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë, BE do të qëndrojë krah Shqipërisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian bën të ditur se në fokus të bisedës me kreun e qeverisë ishin sulmet kibernetike që prekën vendin disa ditë më parë.

Borrell thotë se këto sulme janë kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë. Ai shton se përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“Fola me Kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkroi ai.

Josep Borrell në Twitter:

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 shtator

Rrezarta Ramaj

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi