Telenews

Sulmi ndaj Policisë në Veri, Sveça: Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia duan të ngjallin frikë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj një veture të Policisë së Kosovës teksa po patrullonte në veri.

Sveçla tha se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të shkaktojnë frikë e pasiguri në territorin e Kosovës.

“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, shkroi Sveçla në Twitter.

Tutje, ai tha se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por se, sipas ministrit, këto përpjekje janë të kota.

Ndryshe, një njësi policore është sulmuar sot në lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për zyrtarë policorë të lënduar përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturat e Policisë.

Po ashtu, theksojnë se automjeti i dyshuar i cili ka poseduar targa të dyshuara, të cilat dyshohet se nuk i përkasin të njëjtit automjet, është konfiskuar nga Policia e Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore dhe të ekzaminimit.

Të ngajshme

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

KushtrimGuraj

Hashani: Bedri Hamza njihet si politikan që mban premtimet për paga – fokusi duhet të jetë edhe sektori privat

KushtrimGuraj

Sada: Reduktimet e rrymës dhe vonesa e subvencioneve po e çojnë bujqësinë drejt kolapsit

Donat Hashani