Telenews

SULMI RUS ME RAKETA NË ODESA, BANORËT PËRSHKRUAJNË TMERRIN (VIDEO)

Banorët e Odesës u zgjuan të dielën me zhurmën e shpërthimeve të ndjekura nga tymi i zi që mbuloi qiellin e qytetit të njohur si Perla e Detit të Zi.
“Isha në shtëpi dhe ishte e frikshme sepse muret po dridheshin”, tha Oleg Ragotienko i cili së bashku me një grup fqinjësh panë strukturën që digjej.
Ushtria ruse tha se goditi një fabrikë të përpunimit të naftës dhe depo karburanti rreth qytetit strategjik.
Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes,  Igor Konashenkov tha se anijet dhe avionët rusë qëlluan raketa të dielën për të goditur objektet, të cilat ai tha se përdoreshin për të siguruar karburant për trupat ukrainase pranë Mykolaiv, raporton AP, transmeton Klankosova.
Vladislav Nazarov, përfaqësues i Komandës Operative të Ukrainës Jug tha në një deklaratë “Armiku vazhdoi praktikën e tij të ndyrë të shkatërrimit të infrastrukturës kritike”.
Nuk raportohet për viktima.
Odesa është porti më i madh i Ukrainës ku është selia e marinës së saj.
https://www.youtube.com/watch?v=ml4_VCAGRBM

Të ngajshme

Dita e Falënderimeve, Osmani: Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës

Valjeta Turkaj

Zgjidhja për RTK-në: Murati arsyetohet si shefi i vet, ia lë fajin ish-opozitës

Valjeta Turkaj

Aktakuzë për krime lufte ndaj personit që vrau dhe dogji 5 familjarë në Istog

Valjeta Turkaj