Telenews

Sulmi terrorist ndaj Top Channel! Sonte nuk do të ketë spektakël si çdo herë tjetër

Një sulm kriminal dhe terrorist tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës. Persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

Kjo ngjarje tronditëse për të gjithë stafin e Top Channel, për të gjithë shqiptarët dhe kolegët gazetarë, iu komunikua banorëve të Big Brother Vip.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin komëbtar, që prej mesnatës të së dielës.

Top Channel ndjeu detyrimin që këtë lajm ta ndajë me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.

Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.

Të ngajshme

Afërdita Paçarada zbulon një sekret për ndjekësit

Erzana Fazliu

Pas 5 vjetësh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në “Top Channel”

Erzana Fazliu

Rita Ora me koncert të bujshëm në Lituani!

Erzana Fazliu