Telenews

Sulmohet seksualisht një nxënëse e gjimnazit në Lipjan

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht edhe në hapësirat më afërsi të shkollave, por edhe brenda institucioneve arsimore, raporton Telenews.al.

Dy raste të tilla dyshohen të kenë ndodhur së fundi në komunën e Lipjanit, ku viktimë është një nxënëse e gjimnazit “Ulpiana”.

Dy rastet kanë ndodhur brenda hapësirave të shkollës, ku viktima është takuar sulmuar seksualisht nga një bashkëmoshatar, po ashtu nxënës i kësaj shkolle.

16-vjeçari dyshohet se ka sulmuar seksualisht të miturën, të cilës i ka shkaktuar frikë e shqetësime të mëdha, sidomos kur i ka përsëritur të njëjtat veprime.

Ajo përballë kësaj situate ka denoncuar rastin në Polici, ku ka dhënë dëshminë e saj në praninë e prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku para hetuesve ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të nisin hetimet ndaj të dyshuarit  dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’. /Telenews.al/

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj