Telenews

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Drenas

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të panjohur, por edhe nga ata të cilët i kanë të afërm.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në komunën e Drenasit, ku viktimë është një nxënëse e shkollës së mesme.

E mitura ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se një bashkëmoshatar i saj po e ngacmon vazhdimisht, duke e kërcënuar se do ia publikojë disa fotografi të saj private. Bazuar në dëshminë  e viktimës, i dyshuari pak ditë më parë e kishte sulmuar edhe seksualisht, duke e prekur pa dëshirën e saj në pjesët intime të trupit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të miturit të iniciohet rasti për veprat penale ‘Sulm seksual’ dhe ‘Ngacmim seksual’ dhe i njëjti të hetohet në liri.

Të ngajshme

Disa lagje të Prishtinës pa ujë që nga ora 14:00, banorët ankohen për mungesë përgjigjeje

Rrezarta Ramaj

Haziri: Kanë mbetur edhe tetë orë, kanë mundësi të reflektojnë

Rrezarta Ramaj

Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

Rrezarta Ramaj