Telenews

Sveçla në Itali, ja çka po kërkon

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali është takuar me Komandantin e Përgjithshëm të Karabinierëve, gjeneral Teo Luzi, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe Karabinierëve.

Përmes një komunikate për media është thënë se Gjenerali Luzi, ka vlerësuar bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me karabinierët.

“Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, palët u dakorduan për të rritur bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë, në fushën e sigurisë.

“Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë. Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”.

Më 6 qershor edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në ceremoninë e shënimit të 210 vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve ka theksuar rëndësinë e kontributit të trupave të tyre në Kosovë për ambientin e sigurisë.

Karabinierët janë një forcë policore ushtarake italiane e njohur për profesionalizëm në fushën e mbrojtjes.

Në kontekstin e mbrojtjes dhe stabilizimit të Kosovës, trupat e karabinierëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm si pjesë e forcave ndërkombëtare të KFOR-it.

 

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani