Telenews

Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet kriminale të Radojçiqit po i çrrënjosim nga veriu

Në veri të Kosovës janë është konfiskuar një sasi e madhe e armatimit. Ky armatim dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku, tash hero i Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas konferencës për media ka vizituar edhe lokacionin ku është konfiskuar armatimi.

Gjithashtu, Sfeçla ka shkruar edhe në Facebook lidhur me rastin, duke thënë se po zbulohen përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri të vendit.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.”

Ministri Sfeçla ka thënë se “mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i çrrënjosim nga veriu i vendit tonë”.

Tutje, ai ka shkruar se është e qartë kush qëndron mbrapa kësaj veprimtarie, derisa ka shtuar se sulmuesit e Banjskës po strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie, si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar i pari i punëve të brendshme.

Sfeçla: Vendi ku është gjetur armatimi ka qenë lokacion logjistik për barrikadat

Ministri Sfeçla ka folur edhe pas konferencës së jashtëzakonshme.

Ai ka vizituar dy objektet, ku edhe është gjetur armatimi, i cili u prezantua në konferencë.

Ai ka thënë se vendi ku është gjetur ka qenë lokacion logjistik për barrikadat e më hershme.

“Është e qartë se kjo ky ka qenë lokacion logjistik për barrikadat e mëhershme, por edhe depo apo vendstrehim për armatim luftarak, me të cilin, ata kanë planifiku që të sulmojnë institucionet e Kosovës, sulmojnë policinë e Kosovës, bëjnë rezistencë ndaj shtrirjes së rendit dhe ligjit në këtë pjesë”.

“Ashtu siç thamë edhe më herët, një person, një i dyshuar është duke u intervistuar”, ka thënë Sfeçla.

Ai ka shtuar se presin që në bazë të të gjeturave të policisë, të Inspektoratit Policorë të Kosovës, “të merren vendime meritore nga Prokuroria e Republikës së Kosovës”.

Ai është pyetur nga gazetarët se a mund të jetë përdorur ai lokacion kundrejt Policisë së Kosovës.

“Ka dyshim të bazuar që kjo zonë është përdorur edhe në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Ju kujtohet rasti kur njësitet policore të Kosovës janë sulmuar në afërsi të urës së hekurit në komunën e Zveçanit dhe po besohet se kjo është pjesë e të njëjtës ngjarje”, ka thënë ministri Sfeçla.

Ai gjithashtu ka thënë se Agjencia e Forenzikës është duke kryer punën e vet lidhur me armatimin e gjetur në këtë lokacion.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani