Telenews

TAHIRI I AAK-SË: PAGA MINIMALE DUHET TË JETË 370 EURO

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.
Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, duke thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto.
Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, duke thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto.
Vendimin e sotëm të Qeverisë ai e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend.
“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri.

Të ngajshme

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Dokumenti zyrtar: EFT-ja e Vuk Hamoviqit u licensua në shtator të vitit 2021 – gjatë Qeverisë Kurti II

KushtrimGuraj

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

Donat Hashani