Telenews

Tahiri: Veprimi i Pecit për selinë e AAK-së ishte provokim, paguanim qira mbi 4 mijë euro

 

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për hyrjen e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në selinë e AAK-së duke ia kthyer objektin institucionit që udhëheq.

Tahiri tha se kanë kontratë për objektin e paguajnë qira rreth 4 mijë e 300 euro.

“Të them të drejtën ka qenë një moment i habitshëm nga një ministër me përvoj politike për shkak se në një demokraci rolin e policit e inspektorit nuk e luan një ministër. Kontrata ka një afat të skadimit, ne i paguajmë rreth 4.300 euro për katet që i përdorim”, tha ai në T7.

Tahiri tha se një veprim i tillë ishte provokim.

“Fillimisht na thonin a e keni pasur të uzurpuar, kemi pas kontratë legjitime. Të gjithë ishim në Zvicër kur ndodhi një gjë e tillë. Ne na ka hi në seli, një bashkëkryetar i një partie tjetër, një ministër i kësaj qeverie, një subjekti politik që ka 6 deputet. Ne donin ta mbyllnim këtë temë për shkak se ishte një provokim dhe ndoshta është hajër për AAK-në me dalë në një objekt tjetër e nuk po duam me e bo më të madhe”, ka thënë Tahiri.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj