Telenews

Taravari tregon se çka mendon për Kurtin

 

 

Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”.

Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ai ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, i renditur i katërti në garën zgjedhore dhe mori rreth 40 mijë vota më pak se kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, nga “Fronti Evropian”, nuk e kanë përmendur Kurtin ashtu siç e përmendnin gjatë fushatës për zgjidhjet presidenciale.

“Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP.

Në këtë intervistë, Kryetari i Gostivarit ka folur edhe për akuzat e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar”, dhe se i njëjti është bërë “vasal” i liderit nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…”, theksoi Taravari.

Në intervistën për AP, ai ka folur edhe për koalicionin e ardhshëm me VMRO-në, ndonëse nuk kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, derisa ka pasur vlerësime për Mickoskin.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka dhënë mbështetje të hapur koalicionit “VLEN”, dhe kandidatit të këtij koalicioni për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, duke u rreshtuar kështu kundër atij të “Frontit Evropian”, Bujar Osmani.

Madje, edhe vendimi që Taravari të kandidohej për president ishte bërë nga pas një takimi që liderit e “VLEN”-it kishin pasur me Kurtin në Prishtinë, përkatësisht në zyrat e kryeministrisë.

Të ngajshme

Gërvalla: Letra për Asociacionin hap jo i lehtë, por…

Adminit të grupit “Albkings” i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

“Dakordim në darkën e punës”, Dreshaj thotë se VV e PDK do të bëjnë koalicion paszgjedhor