Telenews

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armesh thuhet se janë dëgjuar jashtë sallës së gjyqit rajonal në Gjermani, ku po vazhdon një gjyq i profilit të lartë për vrasjen fatale të boksierit shqiptar Besar Nimani.

Policia ka thënë se një ‘operacion i madh’ është duke u zhvilluar jashtë gjykatës së Bielefeldit, ku po mbahet gjyqi për boksierin e vrarë, Besar Nimani.

Nimani u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një kafene të jashtme në Gjermani pranverën e kaluar. Një nga vrasësit e tij është ende në arrati.

Mediumi Neue Westfälische ka raportuar se babai dhe vëllai i të pandehurit, u qëlluan të dy jashtë gjykatës, por policia nuk e ka konfirmuar këtë lajm ende.

https://x.com/visegrad24/status/1894742763956035700?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1894742763956035700%7Ctwgr%5E6da477ca7a8e8aa5c368b93c780974bed41bfc4e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fte-shtena-armesh-pas-gjykimit-per-vrasjen-e-besar-nimanit-plagosen-familjaret-e-njerit-prej-te-pandehurve%2F

Në anën tjetër, gazeta BILD raportoi se ‘disa’ anëtarë të familjes së të pandehurit u qëlluan për vdekje.

Thuhet se të shtënat u dëgjuan sot (e mërkurë) rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të gjykimit të ditës.

https://x.com/iamBrianBJ/status/1894744782313869517?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1894744782313869517%7Ctwgr%5E6da477ca7a8e8aa5c368b93c780974bed41bfc4e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fte-shtena-armesh-pas-gjykimit-per-vrasjen-e-besar-nimanit-plagosen-familjaret-e-njerit-prej-te-pandehurve%2F

Një dëshmitar tha për Bild se dikush bërtiti “Dikush po qëllon jashtë!”.

Ndryshe, sot u mbajt gjyqi për Huseyin Akkurt, i cili akuzohet në lidhje me vrasjen e boksierit Besar Nimani.

Të ngajshme

Moti sot i vranët

Erzana Fazliu

Behrami: Herën e fundit që e vizitova Bacën Haxhi në spital, më tha se Hashimin s’e ndaj kurrë nga shokët e tij atje

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 17 mars

Erzana Fazliu